AKTUALITET, 3 Maj 2022, 10:40

Banorët e Kodrës së Priftit sërish në protestë: Të mos preken banesat nga projekti i Unazës së Madhe

Banorët e Kodrës së Priftit sërish në protestë:

Banorët janë ngritur sërish në protestë në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë duke kërkuar që projekti i Unazës së Madhe të mos prekë banesat e tyre.

Banorët shprehen për mediat se ky projekt shemb padrejtësisht banesat e tyre, teksa ata kërkojnë rikthimin e projektit të “Adil Çarçanit”.

“Kërkojmë të mos preken banesat tona, nuk jemi kundër projektit por ne kërkojmë të drejtën tonë. Duam të mos prishen shtëpitë,”-deklaroi njëri nga banorët.

Banorët e kësaj zone janë ngritur edhe më herë në protestë, duke i bërë thirrje qeverisë që të reagojë.