AKTUALITET, 3 Maj 2022, 10:24

"Kemi një gjë të përbashkët"/ Yuri Kim mbledh ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri

"Kemi një gjë të përbashkët"/ Yuri Kim mbledh

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri ndër vite. 

Kryediplomatja amerikane ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto nga takimi me ambasadorët Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu.

Kim shprehet se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, por shton se disa gjëra i kanë të përbashkëta.

Postimi i Yuri Kim:

Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu.

Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.