AKTUALITET, 2 Maj 2022, 22:26

Tre anëtarë të një familje paraqiten në spital të plagosur, çfarë ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Dyshimet për ngjarjen

Tre anëtarë të një familje paraqiten në spital të

Tre persona anëtarë të një familje janë plagosur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Çukë të Sarandës dhe raportohet se personat janë paraqitur në spital me plagë në trup.

Panorama.al mëson se personat e plagosur janë anëtarë të familjes Avduli, konkretisht shtetasi Sh. Avduli dhe dy djemtë e tij.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur ne kërkim, është person me precedente te mëparshëm.