TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini thotë se Partia Demokratike nuk ka një problem me mbledhjet që ndodhin në formë "celulash", por e ka problemin te mungesa e ideve dhe një ekipi të ri.
Ai ka debatuar me Arben Ristanin në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Pjesë nga debati:
Neritan Sejamini: Cila është ideja e re e PD-së? Kjo më intereson mua, nuk më intereson sa vetë ka Këshilli Kombëtar? Kush është ekipi juaj dhe çfarë ide kanë për të ardhmen?
Arben Ristani: Ekipi drejtues, nuk del ekipi po të mos bëheshin këto veprime që janë bërë.
Neritan Sejamini: Nga këta do dalin? Këtu nuk ka asnjë të ri.
Arben Ristani: Duhet të zgjidhen njeherë.
Neritan Sejamini: Ekipi del kur të tjerët japin dorëheqje dhe hapin krahun.
Arben Ristani: Edhe ide, duhet të ulemi...
Neritan Sejamini: Pse çfarë janë idetë, detyra shtëpia? Hajde ulemi çuna dhe gjejmë ca ide. Përderisa po bëni betejë politike, duhet të keni ide.
Arben Ristani: Edhe ideologjia që sapo thamë… Idetë pra përbëjnë ideologjinë. Po flasim për tu kthyer te qeverisja e kufizuar, te tregu i lirë dhe prona.
Armand Shkullaku: Nuk jemi në 2025 që të na thoni programin elektoral.