TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Replika në distancë ka patur mes ish kryeministrit, Sali Berisha dhe analistit Baton Haxhiu.
Berisha ka bërë një status në rrjetet sociale, duke sulmuar Haxhiun në emisionin Opinion, ku e quan për herë të disatë "Stanishiq" dhe "lëpirës i Ramës".
Ndërsa Haxhiu, ka zgjedhur ti përgjigjet për herë të parë lidhur me këtë dhe thotë se Berisha është "dhëndërr serb i Milicës" dhe "pro serb".
"E kam kursyer gjithmonë. Po i them dhëndrit të Milicës që është dhëndërr serb. Është pro serb dhe dhëndërr serb, në krye të PD. Kjo është një fatkeqësi. Familja e tij është me prejardhje serbe. Është dhëndri i Milicës.
I them këtij, nëse ka dikush krenari për takimin, që jam burrë me bo*e jam unë. Qëndrimi im prej 90 e deri sot...", tha ndër të tjera Haxhiu.
Ja çfarë shkruante Berisha për Baton Haxhiun dhe Preç Zogajn:
"Duke ndjekur Opinion!
Miq, zhvillimet e fundit ne teresi dhe kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramen, i cili ka mobilizuar te gjithe leperisit e tij te perhape trillime dizinformime mashtrime etj.
Ne krye te ketij kortezhi mjeran qendron binomi i nderkolnuar Stanishiq - Zogaj te cilet kalojne te diskretituar me tezat bajate nga studio ne studio si zhurmues te ndryshkur. Me kete rast ju bej thirrje studjove tju kerkojne ndjese shikuesve per ndjesite qe ju krijojne", shkruan Berisha.