TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini, duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, tha se qeveria ka fryrë administratën publike jashtë çdo logjike ekonomike, edhe pse me digjitalizimin e shërbimeve, duhen më pak njerëz dhe këtyre më pas u rriten rrogat.
“Financimi i partive politike është një nga problemet kryesore në Shqipëri. PS ka deklaruar se për vitin 2021 fushata u ka kushtuar 1.2 milionë euro. Ju po thoni se me paratë e fushatës do t’i mbillni pemë, por ne do të shikojmë kur të mbarojë fushata se sa keni harxhuar. Por nëse ju këto para i harxhoni për të mbjellë pemë dhe nga ana tjetër harxhoni miliona euro të padeklaruara, dilni edhe pemëdashësh dhe gjelbërues të Shqipërisë dhe nga ana tjetër harxhoni para nga të gjitha burimet. Ju mburreni se do të harxhoni 400-500 mijë euro për të mbjellë pemë dhe 500 mijë të tjera për të bërë fushatë, unë ngre duart...
Numri i punonjësve të qeverisë është rritur jashtë mase vitet e fundit, ka shkuar rreth 185, 709 nëpunës publikë. Të punësuar gjithsej janë 720 mijë. Pra 26 për qind e të gjithë të punësuarve në Shqipëri, janë në sektorin publik. Shqipëria është e katërta në botë, pas Suedisë, Danimarkës dhe Finlandës, për përqindjen e punonjësve në sektorin publik.
Ju e keni fryrë administratën publike, megjithëse një pjesë të shërbimeve e keni digjitalizuar, pra ka nevojë për më pak njerëz, dhe nga ana tjetër keni rritur punësimin në rekorde evropiane, si vendet e zhvilluara veriperëndimore dhe këtyre pastaj ju u rritni rrogat. Nuk ka të bëjë me cilësinë”-tha Sejamini.