TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë vlerësim të pronës sipas çmimit të tregut.
Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve tha rruga nuk ka projekt dhe se ata nuk po marrin dokumentin nga hipoteka për shpronësimin e banesave, si dhe nuk janë zhvilluar të gjitha procedurat sipas ligjit.
Sakaq shtoi se projekti që kërkon të zhvillohet në këtë zonë ka një parregullsi të pafundme, ku citoi ‘është bërë në Itali për interes të oligarkëve, ne kemi mbetur në qiell të hapur’.
“Rruga nuk ka projekt, leje ndërtimi dhe ne vendimin për shpronësimin nuk e kemi marrë akoma. 7 muaj nuk I doli kohë këtyre për të vlerësuar vlerën e pronave dhe banesave, ligji e thotë 3 muaj.
Këta nuk marrin parasysh asgjë, se me çfarë merren nuk e dimë. Nëse shteti do të kishte sy, atëherë duhet të ishte i angazhuar për të gjitha procedurat e projektit. Ne jemi vënë në dijeni kur firma erdhi në terren, përfaqësuesit kanë folur me ne por asgjë që na thonë nuk ishte e vërtetë.
Për rrugët dytësore projekti nuk është përfunduar akoma, këtu ku jemi ne do të ketë një mbikalim të madh. Pra është burim aksident, nuk do të zhvillohet. Unë kam 7 muaj që ia them defektet, ata flenë gjumë.
Ka një parregullsi të pafundme ky projekt, pasi është bërë në Itali me google, e devijuan për interes të oligarkëve. Ne jemi në katrahurë, banorët kanë mbetur në qiell të hapur.
U bënë 7 muaj nga protesta, ne nuk do të tërhiqemi. Këto projekte nuk i japin zhvillim vendit por interesave të atyre që duan të përfitojnë në kurrizin tonë”, tha ai.