TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasditen në zonën e Astirit në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet.
Policia bën me dije se në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit