AKTUALITET, 3 Prill 2023, 10:01

Meta me kandidatin e opozitës për bashkinë e Beratit: Do të ulim taksat dhe do të përmirësojmë shërbimet për qytetarët

Meta me kandidatin e opozitës për bashkinë e Beratit: Do të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar foto nga Berati ku shfaqet në krah të kandidatit të opozitës për këtë bashki, Zija Ismaili.

Meta shprehet se askush nuk mund të vërë më dorë mbi trashëgiminë kulturore dhe historike të Beratit pas 14 majit.

Postimi Metës

Askush s’mund të vërë dorë më mbi trashegiminë kulturore dhe historike të Beratit pas 14 Majit!

Qyteti i Uneskos do jetë modeli i zhvillimit të qendrueshëm!

Me Dr. Zija Ismailin ulim taksat dhe përmirësojmë shërbimet për të gjithë qytetarët dhe banorët!

Bashkë Fitojmë!