AKTUALITET, 2 Prill 2023, 20:34

I shtrirë në mes të rrugës, dalin pamjet nga aksidenti me pasojë vdekjen e një personi në Tiranë (VIDEO)

I shtrirë në mes të rrugës, dalin pamjet nga aksidenti me

Kanë dalë pamjet nga vendngjarja e aksidentit me pasojë vdekjen e një personi në Tiranë.

Në pamjet e siguruara duket personi që është përplasur nga makina, teksa ndodhet i pajetë në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në zonën e Unazës së Re.

Sipas policisë, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron policia.

Nderkohe Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.