TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ndërton rrugët me kosto 6 herë më të shtrenjta sesa bëhen në vendet e BE.
Nga Lapardhaja ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi, Meta u shpreh se taksat e qytetarëve shkojnë vetëm për korrupsion, ashtu sic shkojnë taksat e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston.
Sipas Metës, për t’i dhënë fund kësaj arrogance, “rruga më e mirë është që të gjithë të shkojmë të votojmë më 14 maj”.
“Rruga më e mirë është që të gjithë të shkojmë të votojmë më 14 maj për t’i dhene fund kësaj arrogance të pashembullt.
Ju paguani 850 mln lekë taksa, por askush nuk ka ardhur t’ju japë llogari sesi janë shpenzuar. A ju janë kthyer ato në shpenzime ndaj jush për t’ju lehtësuar jetën e përditshme, në arsim, shëndetësi etj?
Ndaj më 14 maj ju do të votoni për një model krejt të ri nga ai i deritanishëm, nga ai i rritjes së taksave në kurrizin tuaj.
Taksat shkojnë vetëm për korrupsion, sic shkojnë taksat e Tiranës tek inceneratori që nuk ekziston dhe përfundojnë pastaj tek kompania offshore. Siç shkojnë taksat e shqiptarëve, të cilat nuk kthehen kurrë në një mirëqenie për ta, por kthehen në burim pasurimi për një qeveri të papërgjegjshme. Paguani taksa ju që të paguani interesat e borxhit për borxhet që merr Edi Rama, që i bën kostot e rrugëve 6 herë më të shtrenjta sec bëhen në vendet evropiane”, tha Meta.