AKTUALITET, 2 Prill 2023, 21:51

Aksident në aksin Sukth – Manzë, humb jetën një person

Aksident në aksin Sukth – Manzë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Sukth – Manze, ku si pasojë ka humbur jetën një person, rreth 40 vjeç.

Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një motorçiklet, dukë lënë të vdekur drejtuesin e kësaj të fundit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit