AKTUALITET, 2 Prill 2023, 20:30

“Hapu dhe’ të futem”- Monika Kryemadhi reagon për inceneratorin e Tiranës: Vidhen 100 mijë euro në ditë

“Hapu dhe’ të futem”- Monika Kryemadhi reagon për

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar e indinjuar në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. Me anë të një statusi në Facebook, Kryemadhi thotë se “ky është kulmi i talljes me paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë”.

Sipas Kryemadhit çdo ditë vidhen 100 mijë euro në ditë, ndërsa “SPAK thekson ajo merret me katundarë e punëtorë”.


“Nuk mjafton fakti që vjedhin 100mijë €/ditë, nuk mjafton fakti që SPAK dhe BKH merret me katundarë e punëtorë, që nga Shkodra e gjerë në Vlorë, madje merret edhe me vibratorë…vetëm me Inceneratorin e Tiranës nuk merret, por tani reagojnë të indinjuar dhe inceneratoristët. Mesa duket u kemi prishur “rehatinë e vjedhjes””, shkruan Kryemadhi.

Reagimi i Monika Kryemadhit

“Hapu dhe’, hapu dhe’ të futem”.

Kështu bërtiste “Tana” tek filmi “Përrallë nga e Kaluara”. E pra çudia ndodhi!

Inceneratoristët e Sharrës kanë reaguar, e madje edhe kanë akuzuar për “prishje imazhi” e më tej akoma e kanë akuzuar Monika Kryemadhin dhe Partinë e Lirisë për benefite politike. Madje madje, kanë “guxuar” deri aty sa të ftojnë edhe mediat për të parë “kryeveprën e tyre”.

E pra të nderuar miq, ky është kulmi i talljes me paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë.

Nuk mjafton fakti që vjedhin 100mijë €/ditë, nuk mjafton fakti që SPAK dhe BKH merret me katundarë e punëtorë, që nga Shkodra e gjerë në Vlorë, madje merret edhe me vibratorë…vetëm me Inceneratorin e Tiranës nuk merret, por tani reagojnë të indinjuar dhe inceneratoristët. Mesa duket u kemi prishur “rehatinë e vjedhjes”.

E pra të nderuar qytetarë, sot më shumë se kurrë zë vend shprehja: “Hapu dhe’, hapu dhe'”, por para se të futemi “ne”, uroj të futen plehrat pasi të diferencohen dhe të kalojnë proceset e tjera për të cilat paguajmë përditë të gjithë ne.

Inkurajojmë mediat të shkojnë e të shohin realisht sesi vidhen 100 mijë €/ditë nga INCENERATORISTËT FANTAZËM në Tiranë.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKryemadhiMonika%2Fvideos%2F6050973864981260%2F&show_text=0&width=560" width="560" height="315" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>