AKTUALITET, 22 Prill 2022, 10:50

Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Paskuqanit në protestë pranë Agjensisë së Shpronësimeve

Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Paskuqanit në

Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Paskuqanit kanë protestuar ditën sotme pranë ambienteve të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve.

Ata kërkojnë informacion se si do të procedohet me banesat e tyre.

“Të vijnë të na japin informacioni se si do të procedohet. Çdo person i Tiranës ka nevojë të dijë se si do të trajtohen, duhet të dinë se si do të veprohet me ta apo do të qëndrojnë në qiell të hapur.

Kjo është e drejta jonë, na e garanton Kushtetuta”, tha një nga banorët.