TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banka Europiane e Investimeve do të ketë një zyrë fizike në Shqipëri. Komisioni i ekonomisë miratoi projektligjin i cili synon që zyra e kësaj bankë në Shqipëri të menaxhojë paketat financiare të BE-së në rrugën drejt integrimit.
Zv.ministri i punëve të Jashtme, Indrit Yzeiraj tha se ky institucion financiar i rëndësishëm i BE-së do të ofroj financime me interesa mjaft të favorshme për ekonominë shqiptare. Ndërkohë, Banka Evropiane e Investimeve, aktualisht po financon Shqipërinë në projekte infrastrukturore të rëndësishme, siç është rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit, duke dhënë kredi për këtë projekt prej 100 mln euro.
Deri më tani BEI ka investuar ose ka dhënë hua për Republikën e Shqipërisë thuajse 458 milionë euro ndërsa pritet të nxisë më shumë thithjen e investitorëve të huaj në vend. Banka Evropiane e Investimeve po ofron mbështetje teknike për qeverinë edhe për përgatitjen e projektit hekurudhor të Korridorit VIII në linjat hekurudhore Durrës-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Pogradec.