AKTUALITET, 14 Korrik 2025, 14:44

Detaje nga tentativa e vetëvrasjes së 17-vjeçares/ Jetonte me gjyshërit, adoleshentja konflikt me babain për…

Detaje nga tentativa e vetëvrasjes së 17-vjeçares/ Jetonte me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me plumb.

Shkak për ngjarjen mësohet se janë mosmarrëveshjet me babain e saj. Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar.

Babai i saj raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar vendimin e të atit.

Ajo ka qëlluar veten me plumb dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. Më pas 17-vjeçarja është transportuar drejt Traumës.

Babai i adoleshentes mësohet se është shoqëruar nga uniformat blu pas ngjarjes.