AKTUALITET, 9 Nëntor 2023, 10:07

"Rama nuk pranon komisionet hetimore se është shumëfish i inkriminuar", Berisha: Investitorë strategjikë janë bosët e drogës dhe krimit, ministra e deputetë

"Rama nuk pranon komisionet hetimore se është shumëfish i

Opozita ka bllokuar sërish zhvillimin e seancës plenare ditën e sotme duke përmbysur në mes të sallës karriget e deputetëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga Kuvendi nëpërmjet një lidhjeje live në Facebook, ku ka deklaruar se “Rama nuk pranon komisione hetimore pasi sipas tij është i inkriminuar”.

“Edi Rama nuk mund të pranoj komisione hetimorë për investitorë strategjikë se ata janë bosët më të fuqishëm të drogës dhe krimit, Pëllumb Gjoka, ministra, Olta Xhaçka, deputetë, trafikantë të ndjekur në të katërt anët e botës”, tha Berisha.

Sali Berisha: Kuvendi është i detyruar të ngrejë komisione hetimore. Nuk mundet Edi Rama të ndalojë këto komisione. Nuk mundet të pranoj Edi Rama komisionet se është shumëfish i inkriminuar dhe sillet si kreu i një organizate të rrezikshme kriminale. Nuk i pranon komisionet hetimore për portin e Durrësit të cilin e mbylli për të përvetësuar tokë publike. Në këtë territor ka parashikuar të ndërtoj apartamente, hotele, e pishina.

Mijëra euro të sigurohen nga shqiptarët e drogës së Dubai. Nuk pranon hetimin të aferave të PPP në shëndetësi, rend për të mbrojtur Cheek-up e kushëririt të gruas. Nuk pranon komision për parkun e Butrintit, se ka përcaktuar si zona ndërtimi zona më të mbrojtura të Shqipërisë.

Edi Rama nuk mund të pranoj komisione hetimorë për investitorë strategjikë se ata janë bosët më të fuqishëm të drogës dhe krimit, Pëllumb Gjoka, ministra, Olta Xhaçka, deputetë, trafikantë të ndjekur në të katërt anët e botës.