TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri në një telefonatë nga burgu për kanalin televiziv grek Open TV ka deklaruar se “çështja ndaj tij është një kurth politik i ngritur nga një person”.
“Pohimi i dëshmitarit si dhe i drejtorit të policisë se dëshmitari është paguar për dëshminë, në çdo vend demokratik do të mbyllte edhe çështjen gjyqësore. Fakti më shqetësues i seancës dëgjuese është pikërisht se u zbulua se prokuroria nuk kishte dijeni për pagesën që kishte dhënë policia”, është shprehur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.
Në vijim Beleri është referuar dhe në aktin e pranimit të dëshmisë së dëshmitarit bazë me dyer të mbyllura duke theksuar se “ky akt i prokurorisë përbën një tjetër shkelje ligjore, e cila nuk parashikohet në procedura gjyqësore.
“Ata i bënë këtë nder. Dëshmitari ka mashtruar duke pretenduar se i ishte kërcënuar jeta. Prokuroria i bëri një nder që të mos i nënshtrohej presionit të publikut, duke i lejuar të dëshmojë me dyer të mbyllura”, ka thënë ai.