AKTUALITET, 9 Nëntor 2023, 11:40

Foshnja e porsalindur që u braktis në bodrum ndërron jetë, reagon materniteti “Koço Gliozheni”: Ja shkaku i vdekjes

Foshnja e porsalindur që u braktis në bodrum ndërron jetë,

Materniteti “Koço Gliozheni” ka reaguar pasi foshnja e porsalindur që u gjet e braktisur ditën e djeshme (8 nëntor) në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ndërroi jetë pas gati 24 orë.

"Me të mbërritur në spital foshnjës i është dhënë ndihma e parë në reanimacionin neonatal dhe pas shumë përpjekjesh është arritur të kthehet në jetë edhe pse në gjendje të rëndë!

Për 24 orë është luftuar fort nga ana e stafit mjekësor për ta fituar betejën për jetën e kësaj foshnjeje. Pavarësisht punës, përpjekjeve dhe dëshirës së madhe për fat të keq kjo gjë nuk u arrit! Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës", njofton materniteti “Koço Gliozheni” .

Njoftimi i plotë:

Ashtu siç jeni njoftuar gjatë gjithë ditës së djeshme, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, është sjellë në gjendje të rëndë traumatike, një foshnjë e lindur dhe e braktisur në ambjentet e një garazhi !

Me të mbërritur në spital foshnjës i është dhënë ndihma e parë në reanimacionin neonatal dhe pas shumë përpjekjesh është arritur të kthehet në jetë edhe pse në gjendje të rëndë!

Për 24 orë është luftuar fort nga ana e stafit mjekësor për ta fituar betejën për jetën e kësaj foshnjeje. Pavarësisht punës, përpjekjeve dhe dëshirës së madhe për fat të keq kjo gjë nuk u arrit!

Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës!

Foshnja ndërroi jetë në orën. 10:45, datë 09.11.2023

Diagnozat klinike:

Lindje në term/ Lindje per vias vaginalis/ Hipotermi e thellë/Politraumë/ Hemorragji pulmonare/Insufiçience multiorganore/Arrest kardiorespirator

Falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Punës Sociale, Policinë e Shtetit si dhe të gjithë qytetarët që na kanë mbështetur fuqimisht në betejën tonë për jetën, që fatkeqësisht këtë herë e humbëm!