TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe pse opozita ka bllokuar punimet normale të Kuvendit, maxhoranca nuk është tërhequr, por ka vijuar të votojë pa debate projektligjet në rendin e ditës.
Salla e Kuvendit është mbuluar nga tymi, ndërkohë që socialistët kanë qëndruar në seancë, duke votuar me kartona projektligjet në rendin e ditës.
Lindita Nikollën e ka zënë kolla disa herë për shkak të tymëseve të hapura nga Samir Korreshi, por me karton në dorë miratoi me 75 vota pro “Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit””.
Ndërkohë që nisma e tjera në axhendë kanë qenë propozimet e opozitës, të cilat u rrëzuan në bllok nga socialistët.
Ermonela Felaj i ka quajtur demokratët si ‘dele qorre’, që shkojnë pas Berishës, madje u shpreh se nuk duan nisma e tyre ndaj propozoi t’i rrëzojnë të gjitha.
Të gjitha nismat e opozitës u rrëzuan me 75 vota me karton. Ndërkohë që demokratët kanë kërkuar që të lejohen komisionet hetimore.
“Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lejoni komisionet hetimore’, u shpreh Dashnor Sula.
Votimi në Kuvend
1. Projektligj “Per ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikes se Shqipërisë dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per financimin e projektit “Aftesia riperteritese e pare dhe zhvillimi i gjelber- hua per politikat e zhvillimit””.
Maxhoranca: Pro 75 vota
Projektligj “Per nje shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, “Per taksat kombetare”, te ndryshuar”. 5.
Maxhoranca: 75 vota kundër
Projektligj “Per disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 “Per koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”.
Maxhoranca: 75 vota kundër
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 “Per Prokurimin Publik””. 7. Projektligj “Per një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar” .
Maxhoranca: 75 vota kundër
Projektligj “Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar””. 9. Projektligj “Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Maxhoranca: 75 vota kundër.




