AKTUALITET, 9 Nëntor 2023, 09:47

Opozita bllokon sërish seancën! Karriget vendosën grumbull para foltores! Berisha futet Live në Facebook

Opozita bllokon sërish seancën! Karriget vendosën grumbull para

Opozita ka bllokuar sërish seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë!

Karriget janë vendosur, ashtu si në seancën e kaluar, grumbull para foltores.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fjalën e tij LIVE në Facebook teksa qëndron përpara grumbullit të karrigeve të kthyera përmbys mes sallës së Kuvendit.

“Kjo është sot salla e Parlamentit të vendit. Vazhdon mosbindja civile e parlamentareve të opozitës”, tha ish-kryeministri Berisha.

Ndërsa garda është rreshtuar pranë foltores në sallën e parlamentit të kthyer në kaos.

Ndërkohë në Kuvend kanë hyrë disa prej deputetëve të opozitës dhe ligjvënësve socialistë.