TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë sot vendimin për ankimimin e ish-zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, dejtoresha e Krimit Kibernetik, në lidhje me sekuestrimin e sendeve personale që lidhen me një hetim që SPAK po zhvillon për dosjen penale të AKSHI-t.
Trupa gjyqësore e kryesuar nga Florjan Kalaja mori vendimin që të pranonte pjesërisht kërkesën në fjalë, duke ndaluar publikimin e të dhënave që lidhen me materialet e sekuestruara dhe që i përkasin ankimuesit dhe bashkëjetuesit të saj, po të dyshuar Renato Hristic.
Prokuroria ka sekuestruar 8 aparate celularë dhe lap-topë.
Shkalla e parë e GJKKO-së kishte marrë vendimin për sekuestron e këtyre materialeve që SPAK i cilësonte me rëndësi për hetimin.
Në vendim nuk detajohet se për cilat të dhëna bëhet fjalë që nuk do përdoren për publikim apo përdorim nga SPAK, por pranimi i ankimimit është i pjesshëm.
Bëhet fjalë për 8 telefonat që SPAK i ka sekuestruar Gjanës dhe të tjerëve në kuadër të hetimit të AKSHI-t dhe që shkalla e parë e GJKKO vendosi sekuestron dhe rrëzoi kërkesën e të dyshuarve për t’i rikthyer aparatet, në seancën e 7 janarit të këtij viti.
Zyrtares së Policisë së Shtetit Ervina Gjana iku sekuestruan telefonat gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic.
Gjatë kontrollit në banesën e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Sekuestrimi i telefonave dhe laptopëve u krye në kuadër hetimit për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik, ku rezulton i përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Renato Hristiç.
Ndërkohë emri i saj është përmendur edhe në bisedat e publikuara të Ergys Agasit.
Vendimi i Apelit të GJKKO:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”, duke pranuar pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale”.

