AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 10:07

Aksidenti/ Përplasen dy automjete në Gjirokastër-Tepelenë, plagosen tre persona

Aksidenti/ Përplasen dy automjete në Gjirokastër-Tepelenë,

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë.

Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë transportuar në spital. ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.