TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se PS nuk është një parti politike, por organizatë kriminale, që jo vetëm mbron zv/kryeministren e korruptuar Belinda Balluku, duke mos i hequr imunitetin, por mban në gjirin e saj edhe zyrtarë dhe deputetë të implikuar me krimin e organizuar.
Pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE-ve në Tiranë, ku dorëzoi një libër me 1500 gjetje nga PD, Berisha dha edhe një prononcim për mediat para selisë blu.
Ai u pyet për mbledhjen ditën e nesërme të PS, e cila mbledh grupin parlamentar dhe nëse mazhoranca do të merrte vendim për të mos votuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e kërkuar nga SPAK. Lideri i opozitës u përgjigj se:
“Ajo (PS) është një repart krimi Osman. Ajo parti ka faktuar shqiptarëve që është mater matrix e krimit në Shqipëri. Nuk ka. Ajo parti ka krimin substancën, shpirtin, mendjen e vet. Sepse është ajo parti që ka sjellë këtë situatë, është ajo tolerancë, ajo bashkëfajësi që kanë ata në vjedhje dhe të gjitha, dhe ajo parti nuk është gjë tjetër vetëm parti e krimit. Aty Sara Mile dhe Arkend Balla janë lule çfarë janë ministrat dhe zyrtarët e tjerë të implikuar. Prandaj, unë mendoj se mund ta përdorni fjalën parti, por më shumë se çdo gjë tjetër i shkon fjala organizatë kriminale”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.
I pyetur për ngjarjet te xhamia e Namazgjasë më 20 shkurt gjatë protestës së PD, ai bëri përgjegjëse Policinë si për sulmin, dëmet e shkaktuara, por edhe gazin lotsjellës.
“Për sa i përket dhunës në xhami ne nuk kemi lejuar asnjë protestues aty, kemi mbajtur distancë te Ura e Tabakëve. Por këta banditë revoltuan besimtarët që falnin namazin, provokuan duke sulmuar. A e patë që hodhën gaz dhe bomba tymuese te PD-ja, ajo është rruga jonë, është dera jonë, aty do hyjmë. Garantoj qytetarët se në territorin e xhamisë PD nuk do zhvillojë asnjë protestë. Por paralajmëroj organizatën kriminale se gjoja duke pretenduar Parlamentin, të sulmojnë xhaminë. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët as me xhaminë as me kishën dhe me asgjë”, vijoi ai.
Berisha dha prononcim edhe për strategjinë e opozitës për protestën e radhës kombëtare, më 28 shkurt, e shtunë.
“Do eksplorojmë forma të reja, të gjitha format e protestës janë në konsideratë, por ne kemi vetëm protestë. Opsionet janë të gjitha”, tha ai.