AKTUALITET, 4 Shkurt 2026, 10:37

Masat/ Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

Masat/ Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum,

Nga 33 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit për skandalin e 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme të Kurum, janë ekzekutuar vetëm 20 prej tyre.

Operacioni i Policisë së Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurisë, nga të cilat 26 arrest me burg dhe 6 arrest shtëpie, u shtrinë në 3 qytete Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

102 kontejnerët me 210 tonë mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2024 në vendin tonë pasi organizata mjedisore “Basel Action Netëork” ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme.

Kontejnërët me mbetjet e reezikshme mbahen prej më shumë se një viti në një fushë të hapur në Porto Romano të Durrësit. Prokuroria veproi në këtë moment pasi ishte në pritje të ardhjes së përgjigjes së analizave që u kryen nga një laborator I certifikuar jashtë vendit.

Operacioni me urdhër të Prokurorisë së Durrësit erdhi 1 vit pas sekuestrimit të mbetjeve të rrezikshme, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit.

Prokuroria e ka regjistruar procedimin penal për disa akuza, nga "Kondrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” të pastrimi i “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale” që rëndojnë kryesisht ndaj administratorëve të kompanive të përfshira në këtë rrjet, deri te “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” apo “shpërdorimi i detyrës” për zyrtarët e Doganës dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. 

7 masa sigurie u lëshuan për përfaqësues për kompanisë Kurum, ndërsa arrest me burg është caktuar për dy administratorët turk, Erdal Demir, turku i Kurum International dhe Yusus Sezai, administratori me prokurorë i kompanisë.

Burg edhe për pronaren e kompanisë “Sokolaj”, Gjovana Sokolaj, dhe ish administratoren Olizana Pemati. Kompania, më 1 gusht 2023, kishte blerë mbetjet nga Kurum për t’i eksportuar me përshkrimin “oksid hekuri”, eksporti i të cilës është i lejuar pasi nuk konsiderohet i rrezikshëm. Masa sigurie janë lëshuar edhe për zyrtarë të Doganës së Durrësit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. 

Nga analizat e kryera në Itali, rezultoi se mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike dhe me përmbajtje të lartë metalesh të ndryshme, të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar. Elementët përbërës konsiderohen të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Referuar analizave, në dosjen hetimore përshkruhet rreziki i toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore.