TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mazhoranca duket se po mendon të ndërmarrë hapa për largimin e Sali Berishës nga Parlamenti, duke shfrytëzuar si argument shpalljen e tij non-grata nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar.
Mekanizmi ligjor që do të përdoret për të arritur këtë qëllim është i paqartë, por eksponentë të Partisë Socialiste kanë paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme hapa ligjorë për largimin e "non-gratave" nga Kuvendi.
Edhe sot, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se është e papranueshme që Berisha të vijojë të jetë në Kuvend, duke paralajmëruar se "Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sersionit të ri" këtë situatë.
Socialistët mund të kërkojnë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit, për të përfshirë personat e shpallur non-grata nga SHBA-të.
Një nismë e tillë mund të kishte sukses, duke patur parasysh se Berisha nuk e ka mbështetjen e plotë të grupit parlamentar demokrat dhe deputetët e "grupit Alibeaj", mund të bashkonin votat me mazhorancën.
“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, shkruan Balla.