AKTUALITET, 15 Gusht 2022, 16:34

Ndahet nga jeta gazetari Mehmet Emërllahu

Ndahet nga jeta gazetari Mehmet Emërllahu

Gazetari i njohur shqiptar i Kosovës, Mehmet Emerllahu është ndarë nga jeta këtë të hënë, pas një sëmundje të gjatë që e mundonte prej vitesh. Lajmin e trishtë e bëjnë me dije familjarët e Emerllahut.

Ai ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999. Mehmet Emerllahu është gjithashtu autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.

“Miq, Me dhimbje te thelle u njoftojme se sot pas nje semundje te gjate nderroi jete me i dashuri yne, Mehmet Emerllahu. Varrimi i te ndjerit do te behet neser me 16.08.2022 ora 15:00 ne varrezat e fshatit Ramjan.

Nisja e furneralit organizohet nga shtepia e te ndjerit ne rrugen Astrit Bytyqi ne Ferizaj. Do te mbetesh pergjithmone shembulli i nje intelektuali, gazetari te mirefillte e udherrefyesi i familjes dhe jo vetem”, thuhet në njoftimin e familjes Emerllahu.