AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 10:56

Avokati i Popullit/ Përplasje mes PS e PD: Socialistët refuzojnë ‘formulën’ e Bardhit, në votim do të hidhen të gjithë kandidatët, jo vetëm 1

Avokati i Popullit/ Përplasje mes PS e PD: Socialistët refuzojnë

Partia Socialiste nuk do të pranojë formulën e propozuar një ditë më parë nga Gazment Bardhi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. E gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota do kalojë për votim në seancë plenare, dhe jo një kandidat i vetëm siç propozon PD.

Mësohet nga mediat se, gjithashtu se Avokati i Popullit pritet ti kalojë më 11 dhjetor parlamentit për votim. Në këtë datë do të mbahet seanca për votimin e buxhetit nen për nen për vitin 2026.

Burime bëjnë me dije se kandidati Endri Shabani pritet të marrë mbështetjen e PS në parlament më 11 dhjetor për tu zgjedhur avokati i ri i popullit.

Deri më tani demokratët kanë mbështetur me firma disa prej tyre si Jola Hysi, Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Besim Ndregjoni, Sajmir Visha, Tartar Bazaj, Dardan Mustafa apo Shkëlqim Sulo.