AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 10:47

Emrat/ Panda, kryetar i KED për vitin 2026: Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Emrat/ Panda, kryetar i KED për vitin 2026: Hidhet shorti në

Ilir Panda do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Në shortin që u hodh në Presidencë Panda u zgjodhën anëtar nga Gjykata e Lartë, por sipas ligjit zgjidhet edhe kryetar.

Ndërkohë po nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbona Çekrezi.

Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të përhershëm të KED u zgjodhën, Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini, ndërsa Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues.

Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh anëtar i KED, Alfred Progonati, ndërsa anëtar zëvendësues Anila Leka.