AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 09:34

Ndërhyrja në zemër, trajneri i Egnatias u dërgua me urgjencë në spital

Ndërhyrja në zemër, trajneri i Egnatias u dërgua me

Edlir Tetova i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrje në zemër në një nga spitalet e kryeqytetit, që për fat të mirë ka shkuar në rregull dhe raportohet se trajneri i Egnatias është në gjendje të normalizuar.

Gjithçka në fakt ka ndodhur shumë shpejt në dy ditët e fundit dhe mësohen detaje të kësaj ngjarje që ka tronditur jo pak klubin rrogozhinas.

Mësohet se tekniku ka ndjerë shqetësime në natën e së hënës dhe është kërkuar ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital.

Atje, pas vizitave përkatëse, i është identifikuar problemi në zemër dhe i është bërë e qartë që kishte nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale.

Procedurë e cila është kryesor sot me sukses dhe tashmë pritet të mësohet vetëm sa kohë do të qëndrojë larg fushave të lojës tekniku durrsak i rrogozhinasve.

Menjëherë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ku vendosi stendë, ndërkohë që mjekët i thanë që duhej të qëndronte disa ditë qetësi.

Në ndeshjet e radhës, drejtimin e Egnatias do ta marrë zëvendës-trajneri Juljan Brahja, ndërkohë që klubi do të presë Tetovën deri sa të rikuperohet plotësisht.