AKTUALITET, 2 Dhjetor 2025, 20:23

EMRI/ "E goditën me mjete të forta", kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë, policia jep detaje

EMRI/ "E goditën me mjete të forta", kush është

Policia e Lezhës ka dhënë informacione për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një 35-vjeçar u dhunua nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë, rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin Petrit Paloka, rreth 35 vjeç.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.