AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 10:30

Vendimi/ U dënua me 18 muaj burg për vrasjen me grusht të biznesmenit në Vlorë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e djalit të ish anëtares së KLP

Vendimi/ U dënua me 18 muaj burg për vrasjen me grusht të

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Rei Metës djalit të ish-anëtares së KLP, Nurihan Meta, i cili u dënua nga Apeli në qershor të vitit të kaluar. Ai mori dënim të formës së prerë për vepren penale të vrasjes nga pakujdesia pasi qëlloi me grusht biznesmenin Armando Meshahu. 

Meta ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me 2 vite e 3 muaj burg për vrasje nga pakujdesia. Por Apeli vendosi uljen e dënimit në 18 muaj burgim. Viktima Armando Meshau dhe autori debatuan në një kancelari në qytetin e Vlorës.

Inxhinieri që merrej me ndërtime në Vlorë, Armando Meshau pas debatit e goditi i pari me grusht Rei Metën, përpara se ky i fundit të kundërpërgjigjej me një seri grushtash ndaj viktimës.

Goditjet rezultuan fatale për Meshaun, i cili gjeti vdekjen në vend. Ngjarja u regjistrua nga nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre u dëgjua edhe nga personat e pranishëm.