AKTUALITET, 4 Janar 2022, 12:12

Berisha njofton protestë kombëtare para selisë së PD, zbulohet data

Berisha njofton protestë kombëtare para selisë së PD,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestë kombëtare me datën 8 Janar para selisë së partisë Demokratike.

Në njoftimin e shpërndarë për media, Berisha ka bërë me dije se protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00.

Njoftimi për protestë nga ana e Berishës vjen një ditë pasi Basha ka blinduar selinë blu duke veshur me logo dhe flamuj të partisë dyert dhe dritaret e godinës.


Nga ana tjetër një ditë më parë gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se  Basha ka ndryshuar edhe dyert e selisë së partisë duke i vendosur ato të blinduara.

Berisha njofton protestë kombëtare para selisë së PD,