AKTUALITET, 17 Tetor 2023, 11:11

Rama për procesin e integrimit: BE të mos bjerë në ‘kurth’, t’i japë Ballkanit mundësi

Rama për procesin e integrimit: BE të mos bjerë në

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron pas nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike dhe bashkëpunimi, kanë zhvilluar një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se autokracinë po fitojnë avantazh në raport me demokracitë dhe kjo shtoi ai nuk është pozitive. Gjithashtu Rama falënderoi Macron për mbështetjen e dhënë, duke mos lënë pa prekur edhe temën e procesit të integrimit.

Rama u shpreh se BE nuk duhet të bjerë në ‘kurth’, por t’i japë mundësi Ballkanit Perëndimor, duke u bazuar në meritën e vendit.

“Fjala i lumtur, e vërteta është që sa herë gjendet në një situatë si kjo kur duhet shprehur kënaqësia për një mik të çmuar evitoj, fjalën i lumtur që sugjeron Ministria e Jashtme në fjalimet dhe mia dhe them i kënaqur. Sot dua ta them me plot gojën që jam i lumtur që jam në krah të presidentit e republikës së Francës, jo në Paris, apo Bruksel, por në Tiranë. Jam shumë i lumtur që pas një pritje të paktën shekullore një Shqipëri vjen për një vizitë bilaterale shefi i shtetit francez.

Kjo vizitë është shumë më tepër se sa formale. Është një vizitë miqësore, angazhimi për të thelluar një marrëdhënie mes Francës dhe Shqipërisë që po të shohim të dhënat, kanë njohur një zhvillim në vitet e fundit, si rezultat i riangazhimit të Francës në rajon, përmes angazhimit të drejtpërdrejt të Presidentit. Në kërkim të një marrëdhënie konkrete dhe produktive për  BE Ballkan-Perëndimor.

Një marrëdhënie që duhet tu japë vendeve të Ballkanit mundësinë e Bashkimit me Europën pa rënë në kurthin e traditë së procesit të integrimit që në këndvështrimin tim , duhet të vazhdojë bazuar në meritën e vendit, por nuk duhet të bëhet ankth dhe pasiguri. Këto vijnë si rezultat i vështirësisë së brendshme të BE për tu zgjeruar në rrugën tradicionale.

Autokracitë po marrin avantazh në raporte me demokracitë si rezultat për të marrë vendimmarrje strategjike dhe për t’i marrë shpejt. Mbrëmë presidenti e tha qartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e europës,” tha ai.