TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një cisternë gazi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në zonën e Pajovës, duke u shkrumbuar plotësisht.
Zjarri ka përfshirë mjetin në pak minuta, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë parë nga larg, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.
Për shkaqe sigurie, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit.
Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.