AKTUALITET, 23 Janar 2023, 17:30

"Audio" e 21 Janarit/ Artan Hoxha në Policinë e Tiranës: Jam veshur trashë, i përgatitur për të qëndruar gjatë këtu!

"Audio" e 21 Janarit/ Artan Hoxha në Policinë e

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, gjatë një prononcimi për mediat pas dëshmisë së dhënë në Policinë e Tiranës në lidhje me audion e zbuluar nga protesta e 21 janarit.

Hoxha deklaroi për gazetarët se. detyrat i është lënë policisë gjyqsore, ndërsa shtoi më tej me tone humoristike se duke ndjekur fjalën e avokatit Maks Haxhia, është veshur trashë pasi është i përgatitur për të qëndruar gjatë në këto ambiente.

Sakaq, ai shtoi se çfarë ka qenë për tu bërë publike është bërë nga ana e tij, ndërsa bëri thirrje për marrjen e një përgjigje për familjarët e viktimave Aleks Nika dhe Hekuran Deda të cilët sipas tij “janë ekzekutuar publikisht me urdhër” dhe ende nuk kanë autorë.