AKTUALITET, 23 Janar 2023, 17:09

Artan Hoxha thirret në Prokurori për “audion” e 21 janarit

Artan Hoxha thirret në Prokurori për “audion” e 21 janarit

Pasi prokuroria njoftoi që ka nisur hetimet për 21 janarin pas publikimit të transkriptit të audios nga ana e Artan Hoxhes është thirrur për të dëshmuar ky i fundit në prokurori.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe vet gazetari Hoxha, në disa statuseve në Facebook.

"Thashe une…

Nuk do i shpetoja dot as kesaj radhe, atij vendit ku të pyesin, “si e ka emrin baba, si e ka emrin nena”…

Ore mire beni, po une ketu jam, nuk kam ku te shkoj, vetem pasaporten e Shqiperise kam në xhep…

Po si i behet te merrni ATA larte, dy

ish-kryeministrat dhe ish-presidentet, bashke me kryeministrin në detyre, per t’i pyetur, “si e kane emrin e babes dhe si e kane emrin e nenes”????!!!!!!’’, shkruan Hoxha.

Ndërkohë prokuroria kishte njoftuar më herët se provat e reja të nxjerra nga gazetari investigativ Artan Hoxha, do të verifikoheshin.

‘’Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit

të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të

urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të

deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të

bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top

Channel’’, mbaron njoftimi i Prokurorisë.