
Një 46-vjeçare me iniciale F.B. është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Policia bën me dije se ajo është përplasur me një automjet tjetër. Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:
F. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.