AKTUALITET, 23 Janar 2023, 13:36

‘Investimi i dështuar 2 milionë dollarë në Kodër-Currila’/ PD: Nxorri zbuluar aferën korruptive të Bashkisë Durrës

‘Investimi i dështuar 2 milionë dollarë në

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj deklaron se investimi 2 milionë dollarësh i qeverisë në Kodër-Currila, “tregon aferën korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës” pasi reshjet e shiut kanë degraduar punimet.

Në një deklaratë për mediat nga Kodra e Currilave në Durrës, Hysaj sjell në kujtesë zgjedhjet elektorale të vitit 2015 ku kryeministri Edi Rama sëbashku me ish kreun e Bashkisë Vangjush Dako u përpoqën sipas saj të bindnin qytetarët e Durrësit se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Currilave.

Sipas Hysajt, premtimet e qeverisë se investimi do të eliminonte problemet në zonë janë “boshe dhe abuzive”.

Gjithashtu ajo pyet ndër të tjera se sa të mirëfillta janë lejet e ndërtimit të dhëna në këtë Kodër Currila dhe Kodër Vila.

Njoftimi i plotë:

Ndërkohë që Kodra e Currilave vazhdon të degradojë sa herë që ka reshje shiu, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë investimet sipërfaqësore të qeverisë dhe abuzimet që janë bërë dhe bëhen me qytetin e Durrësit.

Tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi aferën korruptive në Prill 2015, ku vetëm, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Korea se Currilave.

Premtimet se investimi në këtë zonë do të eleminonte për një kohë të gjatë problemet në te po e tregojnë vit pas viti që nga 2015, që janë premtime boshe dhe abuzive.

Disa nga pikëpyetjet per kete projekt:

1. Ku janë janë 50 mijë fidanë që u premtuan se do te mbilleshin ?

2. Ku është pamja e transformuar e një kodre të gjelbëruar me një larmi bimësie, qe do te ndodhte brenda një harku 2-3 vjeçar “?

3. Cili është atraksion i rëndësishëm qe u premtua për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë vijën e shëtitjes në ajër të pastër.?

4. A kane studime te mirëfillta gjeologjike lejet e ndërtimit e dhëna në Kodrën e Currilave dhe Kodër Vilë?

5. Bashkia e Durrësit me detyrën e saj funksionale te mirëmbajtjes jo vetëm të zonës por dhe mirëmbajtjen e se ashtuquajturit projekt i cili do te sillte si risi dhe shëtitoren ndërmjet Kodrës së Currilave dhe Kodër Vilës… Kjo e fundit e tej mbushur me leje ndërtimi pa kriter.

Ky  Investim i dështuar 2 milionë dollarësh në Kodër-Currila tregon qarte  se fsheh aferën korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës.

Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit apo të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit, Bashkia Durrës.