AKTUALITET, 23 Janar 2023, 14:07

21 Janari, Manja: Kaseta tregon se ishte krim shtetëror! Sot do të depozitoj kallëzimin në SPAK

21 Janari, Manja: Kaseta tregon se ishte krim shtetëror! Sot do të
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me 21 janarin dhe provat e reja që kanë dalë në lidhje me të.

Manja është shprehur se ka ardhur koha që SPAK të bëjë drejtësi, dhe të marrë nën hetim të gjithë personat e përfshirë.

Në lidhje me Sali Berishën, ministri është shprehur se  ai për 12 vite me radhë ka deklaruar se protestuesit i vrau garda e republikës që sipas tij mbrojtën kryeminsitrinë nga 4 qytetarë që po qëndronin me duar në Xhepa.

Sipas tij të gjithë personat e dyshuar dhe ata që do të dalin gjatë hetimeve të thirren në SPAK. Sa i përket kasetës, Manja u shpreh se aty duket qartë se ka pasur një zinxhir komanduaes për të qëlluar.

Manja konfirmoi gjithashtu se ditën e sotme do të bëjnë kallëzim në SPAK sa i takon vrasjes së katër qytetarëve më 21 janar 2011.

“Ato katër vrasje kurrsesi nuk mund të jenë vrasje nga pakujdesia. Nëse ka një fakt të ri që ka dalë në dritë, që ka pasur komunikim në radio nga grupi i zjarrit , dhe kjo sigurisht që mbetet një krim shtetëror dhe ngjarje e pahetuar.

Ne presim që SPAK ta marrë këtë çështje, ta hetojë, në mënyrë të gjithanshme dhe kushdo që ka qenë përgjegjës, dhe pavarësisht pozitës që ka patur, të përgjigjet para drejtësisë.

Ne nuk i hyjmë nëse prova që ka dalë është autentike ose jo, kjo i takon SPAK të japë përgjigje, për këtë provë dhe të tjera që do dlin në dritë më hetimin e kësaj çështje.

Tashmë SPAK ka sprovën e vet për të treguar se është në lartësinë e detyrës për të hetuar këdo, pavarësisht nga pozita që ka pasur apo ka sot në hierarkinë shtetërore. Sot do ta dorëzojmë kallëzimin në SPAK.

Nuk mundet kurrsesi urdhërdhënësit e vrasjes të barazohen me protestuesit dhe qytetarët, që kanë protestuar dje, sot dhe do të protestojnë dhe nesër.  Sot do ta depozitoj kallëzimin në SPAK si ministër i Drejtësisë”, tha Manja.