TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj ka debatuar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me mbrojtjen që ky i fundit i bëri pishinave të Irfan Hysenbelliut, por edhe sulmin ndaj doganave, që ishin në konflikt me pronarin e mediave.
Pjesë nga debati në emisioni "Të Paekspozuarit" në MCNTV:
Ilir Meta: Resorti ishte me leje. Prishja me turistë atje, është një resort që ka traditë 25 vjeçare. Janë të qarta, që është hakmarrje.
Enton Abilekaj: Hakmarrje personale. Ju ndërhytë kur pati një sulm ndaj doganave. Ishte përplasje mes biznesit dhe doganave. Ju u futët në këtë luftë, duke bërë deklarata kundër doganave, në funksion të pronarit të mediave. E bëtë në funksion të medias ju këtë.
Ilir Meta: Rama po vjedh në dogana, në tatime.
Enton Abilekaj: Ju shkoni te Mali i Robit, por nuk thoni si ja dhanë pronën atij. Ju thoni pse u prish? Se u prish interesi i biznesmenit...
Ilir Meta: Si nuk e pa kryeministri atë?
Enton Abilekaj: Ju do të jeni si kryeministri? Aty ishte publikja e masakruar por nuk thatë asnjë fjalë për publiken e masakruar!
*Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar këtu!