AKTUALITET, 12 Shtator 2022, 23:03

Koalicion apo kandidatë të përbashkët për zgjedhjet vendore? Meta: Ja si do ta largojmë Edi Ramën

Koalicion apo kandidatë të përbashkët për zgjedhjet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë debatit në emisionin “Të paekspozuarit”, foli edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore që mendohet të mbahen në prill 2023. Meta tha se ende nuk ka bisedime për të hyrë në koalicion, si parti opozitare, apo me kandidatë të përbashkët, por deklaroi se është i qartë për rrugën e fitores.

Pjesa nga biseda:

Rakipi: Si do të futeni në zgjedhjet lokale?

Meta: Nuk kemi biseduar konkretisht, por unë jam i qartë edhe pa biseduar konkretisht. Objektivi i Partisë së Lirisë është për një rezultat spektakolar si forcë politike në të gjithë këshillat bashkiakë. Kjo do të jetë një sipërmarrje e jashtëzakonshme. Së dyti interesi ynë për kryetarë bashkie është që të fitojnë më të mirët dhe për këtë jemi dakort për primaret, siç i ka PD-ja. Kandidatët më të mirë, i PL, i PD, i partisë x.

Sejamini: Do të dilni në mos në koalicion, me kandidatë të përbashkët?

Meta: Synimi është fitorja e opozitës. Mundësisht të dalë forcë e parë në të gjitha këshillat, sepse opozita nuk ka asnjë këshilltar në pushtetin lokal. Ky është një nga krimet më të mëdha që ka bërë Lulzim Basha opozitës dhe demokracisë. Qëllimi ynë është që të fitojnë më të mirët. Jemi për të bërë formulat më transparente.

Sejamini: Duke patur parasysh zgjedhjet e kaluara, logjika ta do që i vetmi shans që ka opozita për fitore, sidomos  në qytetet e mëdha, është në dalë me kandidatë të përbashkët.

Meta: Ky është vullneti ynë. I ka 60 më të mirët PD-ja? Ti mbështesim që të fitojnë dhe të ikin këta që po helmojnë njerëzit, siç po i  helmon ky i Shijakut.  

Sejanimi: Dhe si mund të arrihet kjo gjë?

Meta: Kjo zgjidhet me votë. Për ne ka rëndësi të fitojë kandidati i opozitës. Jemi të hapur për skemën më të mirë që i shërben qytetarit. Ne na intereson opozita. Rikthimi i pushtetit lokal te qytetarët.