AKTUALITET, 12 Shtator 2022, 22:29

"Se mos të fusin në burg, do vijmë të të takojmë"/ Meta nxehet keq: Rama, legen ordiner! Erdhi si çuni Netës, do të kthehet si kurban i Ilir Metës!

"Se mos të fusin në burg, do vijmë të të
Ilir Meta, Ylli Rakipi, Edi Rama

Ilir Meta ka shpërthyer ndaj Edi Ramës duke e quajtur "legen ordiner" dhe duke deklaruar se ai "nga çuni i Netës do të kthehet si kurban i Ilir Metës". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta u acarua keq kur Ylli Rakipi i përmendi faktin se mund të përfundojë në burg. 

Ai deklaroi se çështja nuk do të përfundojë këtu, por do të zgjidhet shpejtë...

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Nuk jeni i trembur se mos shkoni në burg? Navalny përshembull është në burg

Ilir Meta: Mos i jep këtij këto dimensione. Ai është një legen ordiner. Ai është një legen dhe e dini shumë mirë. Ai do të qajë të vijë ashtu, por nuk vjen më ai. Erdhi si çuni i Netës në politikë dhe do të kthehet si kurban i Ilir Metës. Për këtë erdhi ai në politikë...

Ylli Rakipi: Diktatori të merr dhe pastaj vijmë ne atje (në burg) të sjellim gjëra…

Ilir Meta: Jo nuk ka nevojë, nuk do të vejë aty puna, se do zgjidhet kjo çështje më shpejtë!

*Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar këtu