AKTUALITET, 12 Shtator 2022, 22:13

Protesta për inceneratorët/ Rakipi-Metës: Mbrojte pishinat, pse nuk flet për mediat që kanë marrë lekë nga inceneratorët?

 

Protesta për inceneratorët/ Rakipi-Metës: Mbrojte pishinat, pse
Ylli Rakipi dhe Ilir Meta në TPZ

 

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pati një debat mes Ilir Metës dhe Ylli Rakipit, për mediat e financuara nga inceneratorët, të cilat ai nuk i përmend. 

Rakipi përmendi rastin e pronarit të “Prestige Resort”, të cilin Meta e mbrojti pak ditë më parë për shembjen e pishinave nga IKMT, por nuk përmend faktin se mediat e tij, kanë marrë reklama nga inceneratorët. 

Meta tha se mediat kanë marrë "thërrime" nga inceneratorët. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Nesër është protesta e inceneratorëve. Unë kam realizuar disa emisione për këtë problem. Kjo luftë është shumë e drejtë dhe shumë e domosdoshme, por ndërkohë dilni dhe bërtisni për lirinë e medias, për ata që kanë ndarë lekët e inceneratorëve.

Ilir Meta: Për cilët pronarë?

Ylli Rakipi: Për pishinat…

Ilir Meta: Po, çfarë ndodhi te pishinat?

Ylli Rakipi: Lekët e inceneratorëve i kanë marrë këta.

Ilir Meta: Lekët e inceneratorëve i ka marrë Edi Rama, sepse janë 420 milionë euro. Nëse kanë marrë ca thërrime disa media…

Ylli Rakipi: Jo, jo se janë pjesa dërrmuese e mediave.

Ilir Meta: Krahason ato që kanë marrë media me thërrime me milionat që ka marrë Edi Rama me ata që janë në kërkim, do të thotë ta banalizosh.

Ylli Rakipi: Pra varet nga sasia?!

Meta: Unë mund t’i fajësoj mediat patjetër, por kjo është të amnistosh Edi Ramën....

Ylli Rakipi: Disa herë thua amniston, Çlidhje kemi ne me aministinë e Edi Ramës? Nuk u ngrit njeri nga politika kur u mbyll emisioni im, me përjashtim të Sali Berishës. Ju vajtët te pishinat.

*Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar këtu