TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shumë aludimeve në media, se Ilir Meta mund të jetë kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ky i fundit i ka shuar përgjithmonë këto zëra.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta tha se nuk do të kandidojë për këtë post, por do të mbështesë kandidatin që do të nxjerrë opozita.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ka patur shumë aludime që ju do të jeni kandidat për Bashkinë e Tiranës. Do kandidosh apo jo?
Ilir Meta: Jam kryetar i Partisë së Lirisë. Ky nuk është një plan i im dhe as ka qenë.
Derisa një kolegu jonë i përbashkët ka qenë ndër kryesorët në promovimin e kësaj, ju e kuptoni… Unë besoj se opozita ka shumë kandidatë të aftë dhe të zotë për ta ndryshuar Tiranën dhe do të jap mbështetjen maksimale.
Neritan Sejamini: Me shumë modesti unë them se opozita ka shumë pak kandidat që mund ta bëjnë këtë gjë.
*Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar këtu!