AKTUALITET, 12 Shtator 2022, 21:32

Dyrnjaja pyet Metën: Ç'do të bëni nëse Rama ju vjedh sërish zgjedhjet? Si përgjigjet kreu i PL

Dyrnjaja pyet Metën: Ç'do të bëni nëse Rama ju

Në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në MCN TV, që nisi sonte sezonin e ri, pati replika mes gazetarit Denis Dyrnjaja me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

Gazetari e pyetu Metën se çfarë do të bëjë opozita nëse Rama i vjedh sërish zgjedhjet, siç pretendojnë se ka ndodhur në 25 prill. 

Meta iu përgjigj se kjo nuk do të ndodhë më sepse përballë Ramës nuk do të jetë më një opozitë që fle gjumë, duke iu referuar ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Dyrnjaja: Nëse Rama ua vjedh sërish zgjedhjet çfarë përgjegjësi keni ju?

Meta: Çfarë përgjegjësie kemi ne do ta mbajmë ne, por do të jemi është çdo sekondë në aksion që të mos vjedhë i qetë Shqipërinë. Së dyti për të shtypur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, për të mbajtur edhe mediat nën presion, siç i ka mbajtur, për të mbajtur drejtësinë nën presion që të mos hetojë, që të zbardhin aferat e tmerrshme kriminale. Kjo është detyra jonë dhe njëkohësisht të organizohemi.

Dyrnjaja: I bëtë të gjitha detyrat, por rezultati në fund fare Rama vjedh zgjedhjet.

Meta: Nuk do të ketë përballë Ramës një opozitë që do të flejë gjumë.  

Dyrnjaja: Zoti Rakipi kishte zgjedhur një insert ku ju keni bërë disa deklarata për Ramën. Këto janë disa retorika që duket sikur tregojn ëë nuk jeni i qetë politikisht, tregon një lloj frustrimi.

Meta: Unë jam shumë komod se jam i vërtetë në të gjithë angazhimin tim politik. Unë jam shumë i qartë në opotiarizmin tim. Jam shumë i vendosur për të bërë opozitë, sepse kemi të bëjmë me çështje mes demokracisë dhe diktaturës.