AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 13:52

Paralajmërimi i Berishës: PS do ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92! Betejë pa kthim deri në krijimin e qeverisë teknike

Paralajmërimi i  Berishës: PS do ndahet më keq se partia e Ramiz

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Socialiste “do të ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92”.

Në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, kryedemokrati theksoi se beteja do të jetë pa kthim deri në krijimin e qeverisë teknike.

Ndërsa shtoi se është në dorën e demokratëve për të rikthyer votën e lirë

“Jemi të angazhuar në një betejë pa kthim të mosbindjes civile për krijimin e një qeveri teknike që qytetarët të votojnë të lirë.

Me bindjen më të thellë se në zgjedhje të lira partia e krimit e Edi Ramës do të ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92.

Është në dorën e demokratëve, PD dhe opozitës që në këtë betejë të rikthejë votën e lirë, të garantojë rotacionin dhe normalizimin e Shqipërisë”, tha Berisha.