AKTUALITET, 9 Gusht 2025, 19:16

”Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”, Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë

”Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga shembja e një ndërtimi pa leje në Vlorë. Përpos videos ai ka shkruar se pamjet shkojnë “për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”.

Rama paralajmëron edhe pakon e re të masave për ata që shkelin rregullat.

“Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve”, shkruan Rama.