AKTUALITET, 9 Gusht 2025, 18:47

“Shqipëria, destinacion magjepsës”/ Mediat spanjolle: Vijë bregdetare me bukuri që rivalizon Greqinë dhe Italinë

“Shqipëria, destinacion magjepsës”/ Mediat spanjolle:

Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme. Turistët çdo vit  kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është kthyer në një  nga  vendet  kryesore për tu vizituar.

Kështu shkruan  e përditshmja spanjolle “Super Deporte” për vendin tonë. E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse. “Super Deporte” e përshkruan si një destinacion magjeps të pazbuluar më parë. Me bregdetin e Adriatikut dhe Jonit që sipas medias spanjolle rivalizojnë plazhet e Greqisë dhe Italisë dhe me histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane.

Qytete si Butrinti, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s shkruan “super deporte” u ofrojnë vizitorëve mundësinë të zbulojnë të kaluarën e lashtë të vendit. Nga malet te liqenet piktoreske, vendi ofron një shumëllojshmëri peizazhesh mahnitëse dhe mundësi për aventura në natyrë. Media spanolle shkruan për kuzhinë të pasur e çmime të përballueshme dhe vlerëson mikpritjen e vendasve  si një nga  aspektet e paharrueshme të vizitës në Shqipëri.