AKTUALITET, 24 Nëntor 2023, 17:54

Asambleja e zgjeruar e PS, Rama krenohet me turizmin, rendin dhe sigurinë: Tregues i ndryshimeve në vend

Asambleja e zgjeruar e PS, Rama krenohet me turizmin, rendin dhe sigurinë:

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, u ndal tek turizmi, si edhe tek rendi dhe siguria, duke thënë se janë një tregues i ndryshimeve në vend.

“Dua ta nis së pari me turizmin. Tirana për herë të parë ka qenë më shumë se sa një pikë mbërritje e turistëve që më pas shpërndahen në destinacione të tjera dhe ka qenë shumë më shumë se sa herë tjetër, një destinacion më vetë. Disa vite më parë do ishte e vështirë të imagjinohej që njerëzit do t ë vinin si turistë për të qëndruar në Tiranë.

Shifra e turistëve ka një domethënie shumë të madhe, që Shqipëria të arrijë drejt tavanin të 10 milionë turistëve për një vit është shumë e rëndësishme dhe tregues për një sërë gjërash të ndryshuara.

Pra ka filluar të funksionojë volumi i investimeve të bëra, që është shumë më i madh sepse kërkesat për investime ne turizëm po vijnë duke u rritur. Nuk është vetëm ky aspekt, por edhe aspekti që ka të bëjë me rendin dhe sigurinë pasi ka një ndryshim të madh”, tha Rama.